Botë

Varrosen ushtarët francezë dhe rusë që vdiqën në betejën e Moskës më 1812

Trupat e ushtarëve francezë dhe rusë të cilët vdiqën gjatë tërheqjes së Napoleon Bonapartës nga Moska u varrosen në një ceremoni mortore në Rusinë perëndimore.

Së bashku me 120 ushtarë, tri gra dhe tre djem adoleshentë u varrosën gjithashtu, raporton BBC.

Mbetjet u zbuluan dy vjet më parë nga një ekip arkeologësh francezë dhe rusë.

Tërheqja e Napoleonit nga Moska, më 1812, shënoi fundin e pushtimit të tij në Rusi.

Ushtria e tij e madhe kishte arritur të futej në Moskë, por asnjëherë nuk siguroi një fitore vendimtare. Ai u tërhoq dhe forcat e tij u shkatërruan nga të ftohtit, uria dhe sulmet guerile nga forcat ruse.