Botë

Hungaria kritikohet për mbyllje të radios së fundit të pavarur

Foto: AP
 

Pezullimi i licencës për radion e vetme të pavarur në Hungari, është pritur me kritika, pasi Bashkimi Evropian dhe vëzhguesit e mediave e kanë cilësuar këtë vendim si sulm ndaj demokracisë në këtë vend anëtar të bllokut evropian.

Ne kemi shprehur shqetësimet tona për liri të mediave dhe pluralizëm, në Hungari, e cila veçse është duke u hetuar për shkeljen e sundimit të ligjit, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, një ditë pasi Klubradio, ka humbur apelin për të mbajtur licencën.