Botë

Vërshimet zhysin fshatin në ujin e kuq

Një fshat në Indonezi është përmbytur nga uji i kuq si gjaku pasi reshjet e dendura që kishin shkaktuar vërshime, kishin goditur një fabrikë për prodhimin e materialeve me ngjyrë.

Ngjyra e kuqe u lëshua përgjatë rrugën së Jenggotit në qendër të Javas, të shtunën, shkruan BBC.

Zona njihet për materialet e ngjyrosura të këtij lloji të quajtura “batik”.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë fotografi të ujit me ngjyrë që ka mbushur rrugët e fshatit.

Indonezia kohët e fundit është goditur nga vërshimet që kanë pasuar me përmbytje, duke lënë të vdekur të paktën 43 njerëz pas një stuhie që goditi Jakartan në fillim të vitit.

{gallery}