Botë

Postimi në Twitter i Rihannas për protestat e fermerëve, zemëroi qeverinë e Indisë

Foto: AP
 

U desh vetëm një postim në Twitter i Rihannas për të zemëruar Qeverinë e Indisë dhe përkrahësit e partisë së kryeministrit Narendra Modi.

Ylli i muzikës lidhi një artikull të lajmeve në një postim në Twitter, duke tërhequr vëmendjen për protestat masive të fermerëve që e kanë prekur Indinë për më shumë se dy muaj.