Botë

Hungarezët protestojnë kundër masave të COVID-19, kërcënohen nga qeveria me gjoba të larta

Descriptive Text

Punëtorët e restoranteve ishin në mesin e qindra njerëzve që protestuan kundër masave të bllokimit, të dielën në Budapest dhe të paktën 100 restorante planifikojnë të rihapen edhe pse qeveria i ka kërcënuar se do t’u vë gjoba të larta.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka thënë se mund të fillojë të lehtësojë masat vetëm nëse numri i rasteve me COVID-19 bie, ose nëse një numër i madh i hungarezëve do të vaksinohen.

Hungaria është e para në Bashkimin Evropian që këtë javë nënshkruajti marrëveshje me vaksinën rusë të koronavirusit, Sputnik V, dhe vaksinën kineze, Sinopharm.

Masat e kufizimit përfshijnë orën policore gjatë natës dhe mbylljen e shkollave të mesme ashtu si edhe të gjitha restorantet dhe kafenetë, përveç ato të shërbimit me ushqime “takeaway”.

Protestuesit mbanin maskat, por shkelën rregullin për grumbullimin në publik, shkruan Reuters.

Organizatorët thanë se mbi 100 restorante rreth Hungarisë janë bashkuar në fushatën për t’u rihapur të hënën, edhe pse qeveria ka rritur gjobat me një dekret të shtunën. Restorantet që pranojnë njerëz brenda përballen me gjoba deri në 16,990 dollarë dhe mund të detyrohen t’i mbyllin për gjashtë muaj.