Një 16-vjeçar është arrestuar në Singapor me pretendimet se po planifikonte të vriste myslimanë në dy xhami në përvjetorin e sulmeve në Christchurch në Zelandë të Re, njofton BBC.
I ndikuar nga vrasësi i Christchurchit, Brenton Tarrant, tinejxheri nga Singapori kishte planifikuar të therte viktimat dhe të xhironte ngjarjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është më i riu që është arrestuar nën Aktin e Breëndshëm të Sigurisë, që lejon arrestimin pa ndonjë seancë.
Sulmi në Christchurch ka qenë sulmi më i rëndë në histori të Zelandës së Re. 51 persona vdiqën kur Tarrant i qëlloi me armë në dy xhami më 15 mars të vitit 2019. Tarrant është i dënuar me burgim të përjetshëm.
16-vjeçari nga Singapori, i cili nuk është identifikuar, është përshkruar si i krishterë protestant, thuhet se është motivuar nga antipatia e madhe ndaj islamit dhe nga fascinomi për dhunën.