Botë

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS
 

Në operacionet e kryera në të gjithë vendin, autoritetet turke arrestuan 126 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, raporton Reuters.

Transmetuesi i televizionit kombëtar të Turqisë TRT Haber njoftoi se arrestimet u kryen në 58 provinca, në mënyrë që të kapnin njerëzit që dyshohej se ishin të lidhur me Shtetin Islamik dhe për të financuar këtë grup militant.