Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka adresuar thirrje për dyfishimin e furnizimeve me vaksinat kundër COVID-19, duke bërë të ditur se shtetet më pak të zhvilluara duhet “të presin dhe të shohin” derisa ato më të pasurat kanë çuar përpara programet e tyre të imunizimit.
Ai me këtë ka dënuar “nacionalizmin e vaksinave”, për të cilin ka thënë se mund t’u shërbejë vetëm synimeve afatshkurtra politike. Gjatë një konference në Gjenevë, shefi i OBSH-së u ka bërë thirrje vendeve përreth botës që të mos e mbyllin dritaren e mundësisë që vaksinat kanë hapur për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka tërhequr vërejtjen se tensionet nuk mund të jenë më të larta teksa ka shtuar se në këtë kohë çdo moment çon peshë. \ Reuters