Botë

Biden shfuqizon ndalesën e Trumpit për transgjinorët në ushtri

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shfuqizuar ndalesën e ish-presidentit Donald Trump që amerikanët transgjinorë t’i bashkohen ushtrisë.

Ndalesa ishte prezantuar nga Trumpi në vitin e tij të parë në zyrë.

Vendimin e Bidenit, e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë në shërbim në ushtri, dhe se forca e Amerikës gjendet në diversitetin e saj”, thuhet në komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.