Trupat kineze dhe ato të Indisë kanë pasur një përplasje të re në territorin e diskutueshëm kufitar, ku ka pasur lëndime nga të dyja palët, kanë njoftuar mediumet në Indi.
Incidenti ka ndodhur në veri të Sikkimit të mërkurën e kaluar. Ushtria e Indisë ka thënë se ishte incident i vogël dhe se është zgjidhur.
Së paku 20 ushtarë indianë kishin vdekur në luftime në zonën Ladakh në qershor të vitit të kaluar.
Incidenti ndodhi në Naku La në veri të Sikkimit. Sikiim është një shtet indian që është i rrethuar me Butanin e Nepalin ndër të tjera.
Një patrullë kineze kishte tentuar të futej në territorin indian, por u kthye prapa. Pati raportime se erdhi deri te konfrontimi me shkopinj e gurë, por nuk u përdorën armët.