Botë

Dhjetëra qytetarë në Britani ankohen për pagesat përmes visas

Dhjetëra qytetarë në Britaninë e Madhe janë ankuar se nuk kanë arritur të kryejnë pagesa përmes visas.

Siç shkruan The Independent, raste të shumta janë regjistruar të dielën rreth orës 11:00 dhe 4 pasdite, me 90 për qind të raporteve në lidhje me pagesat.

Shtatë për qind të problemeve ishin të lidhura me transaksione me ATM, ndërsa një për qind kishin të bënin me përdorimin e faqeve të internetit.

Në faqen e saj të internetit, Down Detector tha se "raportet e përdoruesve tregojnë probleme të mundshme në Visa".