Botë

Franca drejt mbylljes së tretë nëse ora policore nuk jep efekt kundër koronavirusit

Franca drejt mbylljes së tretë nëse ora policore nuk jep efekt kundër koronavirusit
Foto: DW
 

Qeveria franceze mund të vendos për izolim të tretë të vendit në ditët e ardhshme, nëse ora policore prej 12 orësh në ditë nuk ndikon në rënien e infeksioneve me koronavirus.

Saktësisht një vit pasi Franca konfirmoi rastin e parë me koronavirus në botë, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha në një intervistë për gazetën “Le Parisien” se nëse infektimi nuk bie dhe se “nëse variantet e reja të virusit përhapen gjithandej, ne do të ndërmarrim masa të tjera. Dhe kjo quhet izolim… do të mbyllemi”, raporton AP.