Ministrja e Shëndetësisë së Shri Lankës, i cili ishte kritikuar për konsumimin e një shurupi bimor, ka dalë pozitiv për COVID-19.
Një zyrtar i MSH-së ka konfirmuar se Pavithra Wanniarachchi është infektuar. Ajo dhe njerëzit me të cilët ka pasur kontakt janë vetizoluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDoktorët kishin thënë se nuk ka baza shkencore se shurupi është ilaç shërues ndaj koronavirusit, transmeton AP.
Mijëra njerëz u mblodhën në radhë të gjata në dhjetor në Kegalle, për ta marrë shurupin disa ditë pasi Wanniarachchi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e kishin konsumuar publikisht.
Prodhuesi i shurupit tha se formulën për të e kishte marrë përmes fuqive të tij hyjnore. Për një media lokale, kishte thënë se perëndesha Kaali i kishte dalë në ëndërr dhe i kishte dhënë recetën për të shpëtuar njerëzimin nga virusi.