Botë

Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Trumpit

Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Trumpit
Foto: Reuters
 

Lobimi, sipas CNN-it, ka filluar pas sulmit të 6 janarit në Capitol dhe në ditët para shkarkimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por është tani më i përqendruar tek senatori Mitch McConnell, udhëheqës me ndikim i shumicës që ka sinjalizuar se mund ta mbështesë dënimin e ish-presidentit

Derisa Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u përgatitur për ta dërguar të hënën në Senat nenin për shkarkim, agjencia CNN ka mësuar se dhjetëra republikanë me ndikim në Washington – përfshirë disa zyrtarë më të lartë të ish-administratës – janë duke lobuar në heshtje tek pjesëtarët republikanë të Kongresit për shkarkimin dhe dënimin e Donald Trumpit.

Përpjekja bëhet e ditur se nuk është e koordinuar, por e reflekton betejën mbizotëruese përbrenda partisë midis besnikëve të Trumpit dhe atyre që duan që ai të mos mund të kandidojë më kurrë për president.