Botë

Demokratët të hënën do ta dorëzojnë në Senat nenin për shkarkimin e Trumpit

Demokratët të hënën do ta dorëzojnë në Senat nenin për shkarkimin e Trumpit
 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën pritet që ta dorëzojë në Senat nenin për nisjen e procesit të shkarkimit të Donald Trumpit rreth akuzës për nxitje të kryengritjes më 6 janar. Lideri i demokratëve, Chuck Schumer, ka thënë se Senati do ta mbajë një gjykim të plotë ndaj ish-presidentit Trump.

Ky veprim i demokratëve u ndërmor vetëm pak orë pasi republikanët në Senat kanë kërkuar shtyrjen deri në shkurt të nisjes së procesit. Republikanët kanë argumentuar se me shtyrjen e procesit Trumpit do t’i jepet kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Dhoma e Përfaqësuesve gjatë javës së kaluar ka akuzuar Trumpin për nxitje të dhunës në Capitol. Në rast se dënohet, atij mund t’i pamundësohet gara për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024.