Botë

Macron paralajmëron për mundësinë e vazhdimit të masave anti-Covid deri në verë

Macron paralajmëron për mundësinë e vazhdimit të masave anti-Covid deri në verë
 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se masat kundër koronavirusit në Francë mund të zgjasin deri në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti.

Macron këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me një grup studentësh të një universiteti në Paris të cilëve u tha se masat mund të zgjasin gjatë gjithë vitit akademik 2020/21, raporton Reuters.