Botë

Trump fal Steve Bannonin dhe dhjetëra persona tjerë

Trump fal Steve Bannonin dhe dhjetëra persona tjerë
 

Presidenti amrikan, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon, në kuadër të valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të dënimeve, pak para se të largohet nga zyra e presidentit më 20 janar.

Trump ka bërë 143 falje dhe ndryshime dënimesh për një numër të madh individësh, përfshirë një ish-mbledhës të fondeve, republikan, një reper dhe një ish-kryetar qyteti.