Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan në largim, Donald Trump, ka publikuar fjalimin lamtumirës përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter.
Ajo ka lavdëruar pjesëtarët e ushtrisë dhe forcave të zbatimit të rendit në fjalimin e saj. Ka thënë po ashtu se “është prekur nga fëmijët” që kishte vizituar nëpër spitale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për punën e tyre në luftimin e koronavirusit.
“Jam krenare që kam pasur mundësinë të përfaqësoja një shtet me njerëz kaq të sjellshëm dhe zemërgjerë”, ka thënë ndër tjerash ajo.
Melania Trump ishte kritikuar shkaku i refuzimit për t’ia bërë një xhiro rreth Shtëpisë së Bardhë, Jill Bidenit, bashkëshortes së presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden. Ajo me këtë ka thyer traditën më shumë se 100 vjeçare të takimeve të Zonjave të Para në largim dhe atyre në ardhje.
Joe Biden do të inaugurohet president i ri i SHBA-së më 20 janar.
A Farewell Message from First Lady Melania Trump pic.twitter.com/WfG1zg2mt4
— Melania Trump (@FLOTUS) January 18, 2021