Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përleshje me thika e shpatë ndërmjet 40 burrave në Londër

Një përleshje në mes të 40 burrave ku u përdorën thika, shishe dhe një shpatë është ndalur nga policia e Londrës.

Të dielën, policia lëshoi një komunikatë ku thoshte se janë thirrur nga dikush që ka lajmëruar se një grup njerëzish po përlesheshin mes vete me thika dhe një shpatë në Southall.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy burra 20-vjeçarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, raporton The Guardian.

Pavarësisht armëve të përdorura, nuk raportohet për të lënduar. Fillimisht ishte raportuar se dy burra të përfshirë në përleshje po mbanin shpata në duar, ndërkaq u arrestuar për prishje të rendit dhe dhunë.