Botë

Brazili aprovon për pëdorim emegjent vaksinat anti-Covid të Sinovacut dhe AstraZenecas

Rregullatori shëndetësor brazilian Anvisa miratoi të dielën përdorimin emergjent të vaksinave COVID-19 nga Sinovac Biotech të Kinës dhe AstraZeneca e Britanisë, duke filluar imunizimet derisa pandemia po hyn në një valë të dytë vdekjeprurëse.

Disa minuta pas bordi i Avises votoi unanimisht që të aprovohen të dyja vaksinat, Monica Calazans, 54-vjeçare, një motër medicinale në Sao Paolo, u bë personi i parë që u vaksionua në Brazil, duke marrë vaksinën kineze e njohur si CoronaVac.

Presidenti Jair Bolsonaro, një skeptik i koronavirusit, i cili ka refuzuar ta merr vetë vaksinën, është nën presionin për të filluar izolimin në Brazil, vend i cili ka humbur më shumë se 200.000 njerëz që prej fillimit të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello ka thënë në një konferencë për media se nxitimi për të filluar vaksinimin menjëherë ishte një “hile e marketingut” ilegal dhe qeveria do të fillojë shpërndarjen e vaksinave që nga e hëna në mëngjes. Ai ka thënë se Brazili mund të vaksinojë 1 milion njerëz brenda një dite.