Botë

445 vdekje nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit

445 vdekje nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Reuters
 

Gjermania ka regjistruar 445 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 13.882 persona me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 2.000.000 raste pozitive me COVID-19 dhe 46.419 vdekje.