Botë

Koreja e Veriut prezanton armatimin e ri, synon nëndetësen bërthamore

Koreja e Veriut prezanton armatimin e ri, synon nëndetësen bërthamore
Foto: Reuters
 

Koreja e Veriut ka prezantuar raketën e re balistike që mund të lansohet nga nëndetëset. Kjo raketë është prezantuar në paradën ushtarake që u mbajt pas më shumë se një javë takimesh brenda partisë komuniste.

Mediat shtetërore këtë raketë e kanë cilësuar si më të fuqishmen në botë. Koreja Veriore ka testuar disa raketa të tilla, mirëpo ekspertët kanë thënë se shteti diktatorial tani po synon ndërtimin edhe të një nëndetëseje që do të mund t’i bartte këto raketa.