Botë

Shkon në mbi 100.000 numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19

Shkon në mbi 100.000 numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19
 

Më shumë se 100.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në vend, pothuajse një vit më parë. Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se kjo është një shenjë e "dështimit fenomenal të politikës dhe praktikës", shkruan “The Guardian” të mërkurën.

Shifrat e qeverisë të publikuara të mërkurën, tregojnë për 1.564 viktima të reja si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 101.160.