Botë

Vaksina kineze kundër Covidit jep efekt të ulët në Brazil

Vaksina anti-Covid e prodhuar në Kinë nga kompania Sinovac ka dalë të jetë 50.4 për qind efektive në provat klinike që janë bërë në Brazil.

Rezultati ka treguar se vaksina është dukshëm më pak efektive se sa që ishte paraparë e që në fillim thuhej se do të kishte efekt deri në 78 për qind.

Vaksina kineze është një nga dy vaksinat që qeveria braziliane ka aprovuar deri më tani ndërkohë që shteti brazilian është në mesin e vendeve me numrin më të madh të të prekurve dhe të vdekurve nga pandemia.

Vaksinën e Sinovac e kanë pranuar edhe Turqia dhe Indonezia. Hulumtuesit turq kanë thënë se ajo ka efekt 91.25 për qind ndërkaq ata indonezianë deklaruan se efikasiteti i vaksinës ishte 56.3 për qind.