Botë

Merkeli paralajmëron vazhdim të masave anti-COVID deri në prill

Merkeli paralajmëron vazhdim të masave anti-COVID deri në prill
 

Kancelarja Angela Merkel u ka thënë deputetëve të partisë së saj konservative, CDU, se pret që mbyllja për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Gjermani të zgjatet deri në fillim të prillit, ka cituar gazeta e madhe “Bild” burime që morën pjesë në takimin e lideres gjermane me bashkëpartiakët.

Ajo ka thënë se nëse nuk arrihet t’i priten këmbët variantit britanik të virusit, atëherë numri i rasteve me koronavirus do të dhjetëfishohet deri në muajin e katërt.