Botë

Zvicra aprovon edhe vaksinën Moderna

Zvicra ka aprovuar sot vaksinën Moderna kundër virusit Covid-19.

Kjo është vaksina e dytë anti-Covid që po aprovohet në këtë shtet evropian, pas asaj të Pfizer dhe BioNTech’s.

Vendimi i autoritetit zviceran të medikamenteve Swissmedic’s për ta pranuar vaksinën e Moderna, ka ardhur pak ditë pasi Agjencia Evropiane e Mjekësisë i dha dritën e gjelbër kësaj vaksine.

Edhe vaksina e Modernas merret me dy doza ashtu si ajo e Pfizer dhe ka treguar efekt deri në 95 për qind.

Zvicra është në mesin e shteteve që është goditur nga vala e dytë e koronavirusit me total prej 500 mijë të prekur deri më tani dhe me 7500 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të furnizohen me 500 mijë doza të vaksinës këtë muaj, dhe me 1 milionë doza të tjera gjatë muajit shkurt.