Botë

Papa u bën thirrje amerikanëve të shmangin dhunën dhe të mbrojnë vlerat demokratike

Papa Françesku ka nxitur amerikanët që të shmangin dhunën, të kërkojnë pajtim dhe të “mbrojnë vlerat demokratike”, pas sulmit në ndërtesën e Capitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga përkrahësit e presidentit Donald Trump që la të vdekur pesë persona.

“E përsëris se dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese. Asgjë nuk arrihet nga dhuna dhe shumëçka humbet”, ka thënë papa të dielën.

Dhjetëra njerëz janë akuzuar për dhunën në Capitol të mërkurën, ndërsa FBI-ja ka bërë thirrje në publik që t’i ndihmojë për të identifikuar pjesëmarrësit në bazë të fotografive të shpërndara në internet, raporton Reuters.

“Apeloj tek autoritetet shtetërore dhe në të gjithë popullin që të kenë ndjenjë të lartë të përgjegjësisë në mënyrë që qetësojnë gjërat, të promovojnë pajtim dhe të mbrojnë vlerat demokratike që janë të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha ai.

Ai shtoi se po lutet për ata që vdiqën në ato “momente dramatike” dhe se të gjithë amerikanët do të “mbajnë gjallë një kulturë të bashkëpunimit, kulturë kujdesi, si mënyrë kryesore për të ndërtuar së bashku një të mirë të përbashkët.