Botë

Demokratët e fitojnë edhe Senatin

Demokratët e fitojnë edhe Senatin
Foto: Reuters
 

Demokrati Jon Ossoff e ka fituar garën e tij për përfaqësuesin e dytë të georgias në Senatin amerikan, sipas projeksioneve të para të televizionit CNN.

Fitorja e tij nënkupton se demokratët do të kontrollojnë Senatin. Me Ossoffin dhe Raphael Warnockun që fitojnë zgjedhjet në garën kundër senatorëve të deritanishëm republikanë nga Georgia, Senati do të ketë nga pesëdhjetë senatorë demokratë e pesëdhjetë senatorë republikanë.