Botë

Gjermania e vazhdon mbylljen deri në fund të muajit

Gjermania e vazhdon mbylljen deri në fund të muajit
 

Gjermania ka vendosur ta vazhdojë mbylljen deri në fund të muajit dhe ka prezantuar masa të reja kufizuese në tentim për të parandaluar përhapjen e infeksionit, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel të martën, shkruan agjencia Reuters. 

“Ne duhet të kufizojmë në mënyrë më strikte kontaktet...Kërkojmë nga gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktet absolutisht në minimum”, ka thënë Merkel, pas një takimi me liderët e 16 shteteve federale gjermane.