Botë

Gjermania pritet ta zgjasë mbylljen deri më 31 janar

Gjermania pritet ta zgjasë mbylljen deri më 31 janar
Foto: Reuters
 

Qeveria e Gjermanisë dhe 16 shtetet federale janë pajtuar që ta zgjasin mbylljen deri më 31 janar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan tabloidi gjerman “Bild”, pa cituar ndonjë burim.

Gjermania ishte më e suksesshme se shumë shtete evropiane në menaxhimin e pandemisë gjatë valës së parë në pranverë, por kjo ndryshoi në valën e dytë.