Portugalia ka marr sot kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së me moton “Të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital”.
Rimëkëmbja ekonomike, klima, tranzicioni digjital dhe forcimi i autonomisë strategjike të BE janë prioritetet e Lisbonës zyrtare gjatë gjashtëmujorit të radhës, me vërejtjen se duhet zbatuar të gjitha "vendimet revolucionare" të marra gjatë presidencës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Motoja e presidencës sonë është ‘Të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital’ dhe unë mendoj se kjo përfshin gjithçka që na duhet në Evropë për momentin", tha shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santos Silva për sajtin e Presidencës gjermane.
Portugalia mori kryesimin nga Gjermania.
Portugalia do të jetë në krye të BE për herë të katërt dhe për herë të dytë në të ashtuquajturën "treshe presidenciale", e cila përbëhet nga Gjermania si paraardhëse dhe Sllovenia si pasardhëse.