Së paku shtatë persona kanë humbur jetën në mëngjesin e të dielës në Kinë, pasi një person me thikë i ka sulmuar në verilindje të Kinës, njofton CNN.
Shtatë tjerë janë lënduar në sulmin në qytetin Kaiyuan.
Një i dyshuar, me mbiemrin Yang, është arrestuar, ndërsa policia po e heton rastin.
Policia nuk ka folur për motivet e sulmit, apo detajet.
Transmetuesi kinez CCTV ka njoftuar se një zyrtar policor, është në mesin e të lënduarve.
Në një video të postuar nga “Beijing News” në rrjetet sociale, shihen dy policë, duke u konfrontuar me të dyshuarin.
Sulmet me thikë në publik në Kinë nuk janë të pazakonshme.
Në qershor, 37 fëmijë dhe dy të rritur u lënduan pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në rajonin Guangxi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.