Botë

Kina dënon me katër vjet burgim një qytetare që kishte raportuar për virusin në Wuhan

Foto: Reuters
 

Një gjykatë në Kinë ka dënuar sot me katër vjet burgim një qytetare-gazetare që kishte raportuar nga qyteti qendror Wuhan vitin e kaluar për shpërthimin e koronavirusit. Gjykata ka dënuar qytetaren me akuzë se ka provokuar trazira, ka njoftuar avokati i saj, njofton agjencia Reuters.

Zhang Zhan 37-vjeçar është e para që është gjykuar për një vepër të tillë, ndërsa ishte në mesin e disa njerëzve që kishin dëshmuar për spitalet e stërngarkuara dhe rrugët e zbrazura në Wuhan, në epiqendrën e koronavirusit të ri.