Botë

Përmbytje në Norwich, çifti i moshuar u bllokua në veturë

Përmbytje në Norwich, çifti i moshuar u bllokua në veturë
Foto: BBC
 

Përmbytjet e mëdha në Norwich të Anglisë kanë bllokuar një çift në veturë e cila ishte gati e zhytur nën ujë.

Rasti është raportuar të enjten ku vetura kishte mbetur nën ujë ndërsa në të brenda ishte çifti i moshuar. Në vend të ngjarjes kanë dalë trupat e kërkim shpëtimit që kanë bërë evakuimin e tyre ndërsa ky shpëtim është cilësuar si mrekulli në prag të Krishtlindjeve, raporton BBC.