Botë

Në Maqedoni të Veriut 22 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Maqedoni të Veriut 22 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 2.169.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 881 raste të reja me koronavirus nga 2902 mostra të testuara. Numri total i të infektuarve ka arritur në 74.732.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 806 pacientë, ndërsa shifra totale e të shëruarve ka arritur në 2169.

Janë 21.711 raste aktive.