Botë

Kompania ruse cakton zona të veçanta në aeroplanët e saj për pasagjerët që nuk mbajnë maska

Kompania ajrore ruse Aeroflot të martën ka thënë se do të ketë një zonë të caktuar në aeroplanët e saj për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska, raporton agjencia Reuters.

“Do të ketë ulëse të caktuara për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska pasi të mbyllen dyert e aeroplanit”, ka thënë zëdhënësja e Aeroflot, Yulia Spivakova.

Ajo ka shtuar se është një praktikë e zakonshme dhe se janë masa të nevojshme.

Aeroflot të hënën kishte thënë se do të lejohen në aeroplanë vetëm pasagjerët që mbajnë maskë që u mbulon plotësisht gojën e hundën.

Që nga fillimi i pandemisë në Rusi janë regjistruar 2.7 milionë të infektuar dhe afro 48 mijë të vdekur.