Botë

Ndalesa e shamisë në shkolla është kundërkushtetuese, vendos gjykata austriake

Foto: Rel
 

Gjykata Kushtetuese e Austrisë hodhi poshtë një ligj, të miratuar vitin e kaluar, që ndalonte shaminë në shkollat fillore, duke thënë se masa ishte kundërkushtetuese dhe diskriminuese.

Në një deklaratë, gjykata tha se ligji "shkelte parimin e barazisë në lidhje me lirinë e fesë dhe besimit".