Ministri i Jashtëm gjerman, Siegmar Gabriel, ka shprehur shqetësimin e thellë për krizën në Katar, duke iu druajtur mundësisë që kjo krizë të rezultojë me luftë.
Në një intervistë për gazetën gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Gabriel ka thënë se shkëputja e marrëdhënieve mes këtij shteti të Gjirit me shtetet e tjera arabe bën që të vijë era luftë. Megjithatë, sipas tij, ekziston ende hapësira për zbutjen e tensioneve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë. Ka një ashpërsi dramatike në marrëdhëniet mes shteteve aleate dhe fqinje në Gjirin Persik. Pas bisedimeve që pata këtë javë me homologët nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe telefonatave me ministrat e Jashtëm të Iranit dhe të Kuvajtit, e kuptova fare mirë se sa e rëndë është situata, por besoj se ka mundësi të mira për progres”, ka thënë Gabriel.
Sipas analistëve, vetë vizita e presidentit amerikan, Donald Trump, në Arabinë Saudite, krijimi i një fronti kundër Iranit, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të disa shteteve arabe me Katarin dhe afrimi i Katarit me Iranin janë që të gjitha zhvillime që mund ta ndryshojnë, sipas tyre, raportin e forcave në rajon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.