Botë

Hakerët u qasen të dhënave të vaksinës, pas sulmit mbi rregullatorin e BE-së

Foto: Reuters

Londër, 9 dhjetor (Reuters) – Kompania gjermane bioteknologjike “BioNTech” ka njoftuar të mërkurën se dokumentet rregullatore lidhur me vaksinën e saj kundër COVID-19, të zhvilluar në bashkëpunim me “Pfizer”-in, janë “qasur në mënyrë të paligjshme” pas një sulmi kibernetik ndaj rregullatorit shëndetësor të Evropës.

Më herët, Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe aprovimin e ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe vaksinave në emër të Bashkimit Evropian, ka njoftuar se ka qenë në cak të një sulmi kibernetik. Mirëpo, nuk ka ofruar hollësi.