Botë

Bisedimet për Brexit: Johnsoni tërhiqet duke ofruar të heqë klauzolat për shkeljen e ligjit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është tërhequr dhe ka propozuar të heqë klauzolat në projektligjin e Brexit, që do të thyejë ligjin ndërkombëtar.

Ai bëri “lëshimin” e madh pasi Bashkimi Evropian kishte sinjalizuar se afati i fundit për një marrëveshje është dita e mërkurë, raporton theindependent.

Qeveria britanike përmes një deklarate ka thënë se do të nxirrte klauzolat vetëm nëse bisedimet do zvarriteshin në Bruksel.