Botë

Dasma me 300 të ftuar mund të ketë qenë shkak i përhapjes së COVID-19 në shtëpi kujdesi në Washington

Të paktën shtatë banorë të shtëpive të kujdesit kanë vdekur pasi disa nga stafi morën pjesë në një dasmë me më shumë se 300 njerëz, pavarësisht pandemisë me COVID-19.

Shtatë burra të moshave 70 deri në 90 vjeç nën kushte shëndetësore kanë vdekur në tri shtëpi kujdesi në Grant County, Washington, pasi janë infektuar me koronavirus muajin e kaluar, sipas një komunikate të lëshuar nga Distrikti i Shëndetësisë Grant County.

Të paktën katër vdekje të tjera nga shtëpi kujdesi janë në pritje të rishikimit të shkakut të vdekjes së tyre, shkruan The Independent. 

Departamenti i shëndetësisë tha se po heton nëse këto vdekje janë të lidhura me një dasmë ku morën pjesë rreth 300 persona, në fillim të nëntorit.

Ishte thënë se disa nga stafi i shtëpive të kujdesit kishin rezultuar pozitiv për COVID-19 disa ditë pas dasmës, por kishin vazhduar të punonin.

Që nga fillimi i pandemisë, Washingtoni ka regjistruar më shumë se 184,000 raste pozitive dhe të paktën 3,065 të vdekur.