Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia izolohet gjatë fundjavës pas rritjes rekorde të rasteve ditore me COVID-19

Turqia është futur në izolim gjatë tërë fundjavës për herë të parë që nga maji pasi rastet me të infektuar dhe të vdekurit nga COVID-19 kanë regjistruar rekord ditët e fundit.

Shteti me 83 milionë banorë, të premten ka shënuar 32,736 raste, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Televizioni turk ka shfaqur sheshe dhe rrugë të zbrazura të shtunën në Stamboll, Ankara dhe Izmir.

Turqia kishte vendosur masë izolimi në maj. Muajin e kaluar kishte vënë kufizime në fundjava, por masat dështuan të ndalonin përhapjen e rasteve dhe numrin e të vdekurve.