Në Itali janë raportuar rekord të rasteve të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 993 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 23.225 raste të reja të infeksionit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, raporton agjencia Reuters.
Më herët shifra më e lartë kishte qenë 919 vdekje më 27 mars. Italia ka regjistruar 58.038 të vdekur nga COVID-19. Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 1.665 milionë.
Në Turqi ndërkohë janë regjistruar 187 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 32.381 raste të reja të infeksionit.