Botë

Vdiq ish-presidenti i Francës, Valery Giscard d’Estaing

Ish-presidenti i Francës, Valery Giscard d’Estaing ka vdekur, raportojnë mediat franceze.

Giscard i cili vdiq në moshën 94-vjeçare ishte lider i Francës gjatë viteve 1974 deri në vitin 1981. Ai ishte i hospitalizuar në Tours në Francën perëndimore, transmeton KOHA.

Ai ishte i njohur për drejtimin e një modernizimi të shoqërisë franceze gjatë presidencës së tij, duke përfshirë lejimin e divorcit me pëlqimin e ndërsjellë dhe legalizimin e abortit, dhe ishte një nga arkitektët e integrimit evropian.