Botë

Pas miratimit, OBSH-ja shqyrton përdorimin emergjent të vaksinës së “Pfizer”-it

Gjenevë-Londër, 2 dhjetor (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën të ketë pranuar të dhënat nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” rreth vaksinës së tyre kundër COVID-19 dhe është duke e shqyrtuar mundësinë për “listimin e mundshëm të saj për përdorim emergjent”, një pikë kjo reference për shtetet e tjera që ta autorizojnë përdorimin në nivel kombëtar.

Duke iu referuar rregullatorit britanik, Agjencisë së Rregullatorit për Ilaçe dhe Produkte Shëndetësore, organizata ka bërë të ditur se “është duke diskutuar gjithashtu me MHRA-në rreth mundësisë së qasjes së disa informatave mbi vlerësimet e tyre, të cilat mund ta përshpejtojnë listimin emergjent të OBSH-së”.