Botë

Kërcënon avokati i Trumpit: Ish-shefi i sigurisë së zgjedhjeve “duhet të qëllohet me plumb”

Kërcënon avokati i Trumpit: Ish-shefi i sigurisë së zgjedhjeve “duhet të qëllohet me plumb”
 

Ish-shefi i sigurisë së procesit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, i cili kishte thënë se disfata e Donald Trumpit nga Joe Bideni nuk ishte subjekt i mashtrimeve, duhet të nxirret jashtë dhe të qëllohet me plumb, ka kërcënuar avokati i fushatës së presidentit amerikan, transmeton KOHA.

Denoncimi i kërcënimeve të Joe DiGenovas ndaj Chris Krebsit ka qenë i menjëhershëm, përfshirë thirrjet dhe akuzat se ai është sjellë si “avokat bandit”.