Botë

Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur ndonjë dëshmi për mashtrim në zgjedhjet në SHBA

Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur ndonjë dëshmi për mashtrim në zgjedhjet në SHBA
Foto: Reuters
 

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr, një nga aleatët kryesor të Donald Trumpit, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur dëshmi për mashtrim në zgjedhjet presidenciale në SHBA të këtij viti.

“Deri më tash, ne nuk kemi pasur ndonjë mashtrim në shkallën që do të mund të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Barr.