Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi humb ndaj Bidenit edhe në Twitter

biden

Donald Trump nuk ka humbur vetëm zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shumë postimeve në rrjetin social Twitter, ai ka humbur edhe ndjekës. Në anën tjetër, kundërkandidati i tij, presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shtuar numrin e ndjekësve që nga fitorja në nëntor.

Sipas “Factbase”, një uebfaqe e dedikuar për monitorime publike, presidenti Trump ka humbur 133 mijë e 902 ndjekës që nga 17 nëntori, ndërsa Bideni ka shtuar një milion e 156 mijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shifrat tregojnë se Trumpi ka humbur vazhdimisht qe 11 ditë ndjekësit.

Ai ka 88.8 milionë ndjekës, të cilët vazhdon t’i bezdisë me postimet për mashtrime në zgjedhje, por që shumica e postimeve marrin shënimin e rrjetit social se Bideni është fitues i zgjedhjeve të fundit.

Bideni ka 20.2 milionë ndjekës.