Mjeku Scott Atlas, që shërbente si këshilltar special i Presidentit Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar gjatë së hënës derisa derisa Atlas i drejtoi një letër presidentit Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga posti i këshilltarit special të presidentit të SHBA-së”, thuhet në letrën e tij, shkruan bbc.
Atlas njihej si punonjës me status special në qeverinë federale, duke mbajtur një detyrë 130 ditëshe e cila skadoi këtë javë.
Atlas është kritikuar vazhdimisht nga ekspertë të ndryshëm shëndetësorë, përfshirë edhe nga Dr. Anthony Fauci, se kishte dhënë informacione jo të sakta lidhur me koronavirusin.