Botë

Vullnetarët në Ukrainë u ofrojnë oksigjen pacientëve me COVID

Vullnetarët në Ukrainë u ofrojnë oksigjen pacientëve me COVID
Foto: Reuters
 

Lezia Litvinovas nuk i ndalet zilja në celular. Ajo e mban celularin në dorë dhe iu përgjigjet thirrjeve dhe mesazheve nga të afërmit e pacientëve me koronavirus, të cilët kanë nevojë urgjente për gjenerator oksigjeni.

Ajo kujdeset edhe për beben e njërës prej pacienteve. Lezia drejton organizatën bamirëse, Tanët”, me seli në Kiev, që ofron gjeneratorë oksigjeni falas për pacientët që vuajnë nga problemet me frymëmarrje në kohën kur vendi sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me shkurtime si pasojë e nevojave të mëdha në kohë pandemie, raporton Reuters.